My QRCode
Një mjet falas nga AGSTUDIO.AL

Krijo QRCode Falas me Logo

Për website, WhatsApp, Instagram, WiFi, Google Review dhe më shumë. Vendos logon e biznesit tënd në mes të kodit, zgjidh ngjyrat dhe shkarko në PNG, SVG ose PDF. Pa regjistrim. Pa skadim.

Gjeneruesi i QRCode-it

1Çfarë hap QRCode-i
Skanimi hap direkt profilin në aplikacionin Instagram.
Gjeje te Place ID Finder i Google. Kodi hap direkt formën "Shkruaj një review".
Google Maps → kliko djathtas mbi pikën → koordinatat dalin në krye.
2Logoja e biznesit opsionale
Ngarko logon këtu Kliko ose zvarrit · PNG, JPG, SVG, WebP · deri 2 MB
Logo e ngarkuar
Korrigjimi i gabimeve u vendos në "Lartë" për skanim të sigurt.
42%
Madhësia kufizohet vetë që kodi të lexohet gjithmonë. Testoje me telefon para printimit.
Pastro pikat pas logos
3Pamja
Gradient me dy ngjyra
Sfond transparent
Shto tekst
12

Rreth mjetit

Çfarë është My QRCode

My QRCode (myqrcode.al) është një gjenerues QRCode falas me logo, online, i krijuar nga AGSTUDIO.AL për përdorues dhe biznese në Shqipëri. Nuk kërkon regjistrim. Krijon QRCode statike që nuk skadojnë. Lejon vendosjen e logos së biznesit në mes të kodit dhe personalizim të formës e ngjyrave. Eksporton në PNG, SVG dhe PDF deri në 4096 px. Gjithçka gjenerohet në browser: kodi përmban saktësisht destinacionin që vendos ti, pa faqe ndërmjetëse dhe pa redirect.

Për çfarë

Gjenerues QRCode falas për çdo nevojë

QRCode për Website

Çon klientin direkt te faqja jote nga një fletushkë, kartëvizitë ose vitrinë. Vendos linkun e plotë me https://.

QRCode për WhatsApp

Hap bisedën me numrin tënd dhe një mesazh të paraplotësuar. Mirë për dyqane, servise dhe porosi.

QRCode për WiFi

Klienti lidhet me rrjetin pa shtypur fjalëkalimin. Printoje te tavolina ose recepsioni.

QRCode për Google Review

Hap direkt formën "Shkruaj një review" të biznesit tënd në Google. Vendose te fatura ose te dalja.

QRCode për Menu

Krijo QRCode për linkun e menusë (faqe ose PDF në website-in tënd) dhe vendose te çdo tavolinë.

QRCode për Biznes

Kartëvizitë digjitale (vCard), telefon, email, vendndodhje në hartë ose event me datë dhe orë.

Si funksionon

Si të krijosh një QRCode falas, në tre hapa

  1. 01

    Zgjidh llojin e QRCode-it

    Website, WhatsApp, Instagram, WiFi, Google Review, vCard, telefon, email, vendndodhje ose event.

  2. 02

    Vendos linkun ose informacionin

    Parapamja përditësohet direkt sa shtyp. Shto logon e biznesit nëse do.

  3. 03

    Personalizo dhe shkarko

    Forma, ngjyra, tekst poshtë kodit. Pastaj PNG për ekran, SVG ose PDF për printim.

Provoje vetë: hap faqen, fik Wi-Fi-n dhe krijo një QRCode. Punon njësoj, sepse kodi krijohet në pajisjen tënde, jo në server.

Pse këtu

Pse ta bësh QRCode-in këtu

S'të mbetet fletushka në dorë

Shumë "gjenerues falas" të krijojnë kod dinamik pa ta thënë, e pas 7-14 ditësh e fikin derisa të paguash 130-180€ në vit. Këtu informacioni është brenda vizatimit, jo në serverin tonë.

QRCode hap direkt destinacionin tënd

Kodi përmban saktësisht linkun që vendos ti. Pa faqe ndërmjetëse, pa redirect, pa numërim skanimesh nga ne.

Privat me dizajn

Fjalëkalimi i WiFi-t, kontaktet dhe logoja s'ngarkohen askund. QRCode-i krijohet brenda browser-it tënd.

Print-ready

Eksport vektorial SVG dhe PDF me madhësi reale në mm — kodi del i mprehtë në poster, paketim apo kartëvizitë.

Pyetje

Pyetje të shpeshta për QRCode

Çfarë është një QRCode?

Një QRCode është një imazh me katrorë që telefoni e lexon me kamerën dhe hap përmbajtjen brenda tij: link, kontakt, rrjet WiFi, mesazh WhatsApp. Përmbajtja është e koduar direkt në vizatim.

Si krijohet një QRCode falas?

Zgjidh llojin, vendos linkun ose informacionin, personalizo pamjen dhe shkarko. Nuk ka regjistrim, pagesë ose watermark.

A skadon QRCode?

Jo. Kodet janë statike: përmbajtja është brenda vizatimit dhe funksionon për sa kohë kodi i printuar lexohet dhe destinacioni (p.sh. website-i yt) është aktiv.

A është QRCode me logo falas?

Po, tërësisht — edhe logoja. Të gjitha llojet, personalizimet dhe formatet e eksportit janë falas, pa limit numri.

A duhet të regjistrohem?

Jo. Hap faqen, krijo kodin, shkarko. Asnjë llogari, email ose fjalëkalim.

A mund të vendos logon time?

Po. Ngarko PNG, JPG, SVG ose WebP deri 2 MB te seksioni “Logoja e biznesit”. Del në mes të kodit dhe korrigjimi i gabimeve ngrihet vetë në “Lartë” për skanim të sigurt.

A mund ta përdor QRCode për biznes?

Po, pa kufizim. Kartëvizita, menu, fatura, paketim, banera, vitrina — kodet janë të tuat.

Si krijoj QRCode për WhatsApp?

Zgjidh “WhatsApp”, shkruaj numrin me kod shteti pa “+” (p.sh. 355691234567) dhe, nëse do, një mesazh të paraplotësuar. Skanimi hap direkt bisedën.

Si krijoj QRCode për WiFi?

Zgjidh “WiFi”, shkruaj emrin e rrjetit (SSID), fjalëkalimin dhe llojin e sigurisë (WPA/WPA2 për shumicën). Telefoni lidhet pa shtypur asgjë.

Si krijoj QRCode për Google Review?

Zgjidh “Review” dhe vendos Place ID-në e biznesit nga Google (gjendet me Place ID Finder). Kodi hap direkt formën “Shkruaj një review”.

PNG, SVG apo PDF — cili format është më i mirë për printim?

Për printim SVG ose PDF: janë vektoriale dhe mbeten të mprehta në çfarëdo madhësie. PNG përdore për website, dokumente dhe rrjete sociale.

A ruhen të dhënat e mia?

Jo. Kodi gjenerohet brenda browser-it tënd; linku, fjalëkalimi i WiFi-t, kontaktet dhe logoja nuk ngarkohen në asnjë server. Faqja mat vetëm statistika anonime vizitash me Google Analytics (sa vizita dhe nga cili vend), që mund t’i fikësh; përmbajtja e QRCode-it nuk përfshihet në to.

A mund ta ndryshoj linkun pasi QRCode është printuar?

Jo. Kodi statik e ka linkun të fiksuar brenda. Nëse ndryshon diçka, gjenero kod të ri. Këshillë: drejtoje kodin te një faqe që e kontrollon ti dhe ndrysho faqen, jo kodin.

QRCode është vetëm një pjesë e prezencës tënde online.

AGSTUDIO.AL ndihmon bizneset me website, Google Business, hosting, domain .AL dhe support teknik.

Shiko zgjidhjet e AGSTUDIO.AL